Pantallonat ose xhinset e bardha janë veshja e domosdoshme e garderobës tuaj në stinën e verës. Nëse tregoheni pak të zgjuar, ju mund t’i përdorni këto pantallona në disa momente të ndryshme të ditës apo të mbrëmjes, qoftë për një kafe të thjeshtë paradite, për në zyrë, apo pse jo edhe në një takim dashurie. Mjafton të dini të kombinoni me aksesorë dhe pjesën e sipërme të veshjesh dhe ‘vuala’, pantallonat tuaja të bardha u kthyen në shumë funskionale. Ja pesë mënyra se si t’i kombinoni në një veshje xhinset e bardha që keni në garderobë.



















