KreuFashion

10 kombinimet më të fundit për këtë verë

Kur flasim për veshjen, kombinimi mbetet gjithmonë një temë për të cilën mund të flasësh shumë. Tashmë, nuk ka më justifikime mbi pamundësinë për të ndryshuar pamjen e jashtme gjatë ditës – temperaturat sa vijnë e rriten, dhe kjo nuk është gjë tjetër, veçse një arsye e mirë për t’u paraqitur ndryshe, qoftë në mëngjes apo në darkë. Ashtu sikurse koha e kaluar pranë bregdetit kërkon vëmendje të vëçantë, po aq e rëndësishme është dhe veshja e përzgjedhur për në qytet. Fustanet, bluzat me shpatulla zbuluar, pantallonat verore të gjera, pak xhins: janë të gjitha këto elementet e një paraqitje plot stil e sharm. Nuk është kurrë vonë për t’i shtuar ngjyra garderobës tuaj, ashtu sikurse do të mbetet gjithmonë e preferueshme rëndësia që i kushtoni detajeve. Duke filluar që nga këpucët, e deri tek aksesorët e ndryshëm, ne ju prezantojmë në galeri me 10 kombinimet më të fundit për këtë sezon. Dhe të jeni të sigurt – çfarë do të shihni nuk ka të bëjë aspak me atë çfarë ju kemi sugjeruar deri tani. Jeni gati për një ndryshim total në ditët në vijim?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF