KreuFashion

Xhinse të gjera? Ja si t’i bëni të duken shik

Edhe pse moti i nxehtë nuk e favorizon sa duhet veshjen e materialit xhins, të çmendurit pas tyre nuk heqin dorë nga një zgjedhje e këtij lloji. Së fundmi, preferohen stilet e gjera e me të çara, që përveçse si model, shërbejnë edhe si një zgjidhje për temperaturat e larta. Me taka, atlete, xhaketë, bluzë, dekolte: xhinset mbeten xhinse! Që pa ardhur mirë vera, kemi folur për stilet më të fundit, të quajtura ndryshe “xhinset e të dashurit”. Kjo, për shkak se gjërësia e tyre si lloj është larg nga normalja. Ishte pikërisht ky trend, që hodhi tutje modelin ‘skinny’ për 2017. Edhe pse askush nuk është i detyruar të veshi medoemos një lloj apo tjetrin, ajo çka moda vulos si ‘të momentit’, është më e preferuara për shumicën. Ndoshta, i vetmi problem që mund të keni me xhinset e gjera është pikërisht kombinimi. Duket i lehtë, pavarësisht se nuk është aspak i tillë. Që në momentin që emërtohen si “…e të dashurit”, veshja e sipërme duhet të bëjë të dukeni sa më femërore dhe plot stil. Me bluzë të gjera apo ngjitur pas trupit, në galeri do të gjeni 12 kombinimet më të mira, që do të jenë shpëtimi i pamjes suaj për këtë verë. Isnpirohuni nga të famshmet, për një paraqitje sa më shik.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF