Doni që të humbisni ndonjë kilogramë por duket se vazhdoni të bëni disa gabime të cilat, ashtu si pa e kuptuar ngadalësojnë metabolizmin tuaj duke bërë që të mos digjni kalori mjaftueshëm? Ja se me çfarë duhet të tregoni kujdes:
Në qoftë se ushqeheni në orare të çrregullta dhe ju ndodh që të mos i konsumoni disa vakte, atëherë organizmi juaj përballet me rezervat e energjisë dhe ushqimet digjen tepër ngadalë.
Nuk duhet kurrsesi të shmangni vaktin e mëngjesit, ai është themelor për ditën tuaj! Në rast se nuk e aktivizoni metabolizmin që në orët e para të mëngjesit, si pasojë do të keni uri të vazhdueshme në mënyrë të papritur.
Nëse flini në dhoma të freskëta ose të ftohta do të digjni kalori në mënyrë më të shpejtë. Indet dhjamore aktivizohen më shpejt në temperatura të ulëta.
Tregoni kujdes me përdorimin e kripës në ushqimet tuaja!
Zgjimi i vonë më mëngjes nuk përbën një zgjedhje të zgjuar për sa i përket nxitjes së metabolizmit tuaj. Në vend të saj, ju këshillojmë të bëni një shëtitje në mëngjes ose një vrap të lehtë. Rezultatet, sidomos në lidhje me humorin tuaj, janë të garantuara!
Përpiquni të mos e lini pas dore masën muskulare, sidomos mbi të tridhjetat. Merruni me aktivitet të vazhdueshëm fizik dhe konsumoni rregullisht protein shtazore dhe bimore.
Konsumimi i pakët i ujit jo vetëm që do ju dehidratojë, por do të çojë në shtim të peshës suaj trupore. Prandaj, konsumoni sa më shumë ujë e lëngje!



















