KreuFashion

10 funde të gjatë për këtë verë

Shkurt, shkurt dhe…shkurt! Ky është përkufizimi i veshjes në verë për shumicën. E ku ka më mirë se trupi i ekspozuar në temperatura të larta. Problemi i vetëm është se, aq sa duam të ndjehemi komfort, po aq kemi dëshirë që të paraqitemi plot stil në rrugët e qytetit. E për këtë, i njejti model kurdoherë nuk bën gjë tjetër, veçse sjell monotoni në pamjen e jashtme. Nëse deri më tani keni veshur vetëm minifunde, hidhini një sy për së dyti garderobës. Nuk duhet t’i nënvlerësoni kurrsesi fundet e gjata, pasi janë po aq ‘in’ sa çdo veshje tjetër përgjatë verës. Edhe pse mund të mendoni se nuk do të ndjeheni rehat për shkak të vapës, në fakt copa e hollë e këtyre fundeve jo vetëm që do të mbajë larg të nxehtin, por do të bëjë të ndiheni më të freskët kurdoherë. Në galeri ju paraqesim 10 modele të këtij lloji, për një sezon sa më stil, e natyrisht, plot ngjyra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF