KreuFashion

Me siguri kjo është ideja më origjinale që keni dëgjuar, për një propozim për martesë!

Mënyrat e propozimit për martesë që një nga partnerët zgjedh për t’i bërë gjysmës së tyre janë të shumta dhe nga më origjinalet. Por kjo që ka zgjedhur Vinny Capaldo, artisti i tatuazheve me siguri do të jetë më origjinalja që keni dëgjuar ndonjëherë. Pasi vendosi t’i bënte pyetjen e madhe të dashurës së tij Brooke, tatuatori nuk mund të dilte jashtë profesionit të tij. Ai shkroi nëpërmjet tatuazhit në trupin e tij, ‘A do të martohesh me mua?’ dhe poshtë pyetjes shënoi dy opsionet ‘Po’, ose ‘Jo’…Më pas Vinny i tha të dashurës së tij se i duhej t’i bënte një tatoo të vogël tek këmba nga dora e saj që ta kishte kujtim, edhe pse Brooke nuk ishte tatuatore. Por në momentin që Brooke mori në dorë lapsin e tatuazhit dhe lexoi në këmbën e Vinny-t “Will U Marry Me?”, nuk mund t’i besonte syve. Gjithçka mori kuptim kur ai i tregoi edhe unazën me diamant, duke e plotësuar kështu këtë kartolinë romantike të propozimit për martesë. Ah, si mendoni cilën opsion zgjodhi Brooke?! Nuk ka dyshim që mes lotësh ajo shenjoi opsionin ‘Yes’ në këmbën e të dashurit. Megjithatë Vinny i kishte marrë parasysh të dyja opsionet, edhe nëse ajo nuk do të pranonte, ai do të tatuatonte opsionin ‘No’ në këmbë dhe do ta mbante atë tatuazh për gjithë jetën…Sa e bukur dashuria!!!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF