KreuFashion

Koleksioni Vjeshtë/Dimër 2017-2018 i VALENTINO

Ditën e djeshme në Paris u mbajt sfilata e Couture Vjeshtë/Dimër 2017-2018 e VALENTINO. Emrat më të njohur të botës së modës janë mbledhur në kryeqytetin francez për të prezantuar koleksionin e tyre për dy sezonet e ardhshme. Nga data 1 deri më 5 korrik, firmat më të famshme i kanë dhuruar Parisit vetëm modë, duke treguar shumë nga realizimet e tyre posaçërisht për këtë organizim. Në ditët e ardhshme, do të vijohet me koleksionin e meshkujve, për të vazhduar më tej me sfilatat për Pranverë/Verë 2018, në destinacionet përkatëse. Këtë vit, Valentino është përqendruar tek modelet e gjera e të gjata, veçanërisht tek fustanet, ashtu sikurse i ka kushtuar rëndësi detajeve, si dantellave e fluturave. Ndryshe nga të tjera firma, Valentino ka preferuar të mos e rëndojë veshjen me pellushë, duke zgjedhur këtë herë lirshmërinë dhe përdorimin e copave të holla. Favorizues i të zezës dhe ngjyrave të tokës, italiani solli të mërkurën një tjetër frymë stili. Klikoni në galeri për të parë më shumë nga sfilata e 5 korrikut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF