Ndoshta, kemi folur së tepërmi për stilin italian e parizien, e tani nuk mund të linim përgjithmonë në hije stilin njujorkez. Të gjithë e kemi një ide në kokë mbi atë çka përfaqëson New York-u. Ndoshta, ‘Gossip Girls’ mund t’ju ketë ndikuar imagjinatën mbi veshjen e vajzave me rroba përrallore në përditshmëri. E në fakt, sipas revistave më prestigjoze të modës, ky është një përkufizim goxha i saktë. Jo shumë i rënduar, në skaje të thjeshtësisë, klasi i New York-ut meriton vëmendjen e tij, ashtu sikurse shumë turistë nga vende të ndryshme të botës do të dallonin në veshje nga vendasit. Po, në atë kryeqytet aq të madh, mund të bëhet fare mirë diferenca! Mund të mos e besoni, por xhaketat e lëkurës janë pjesë e veshjes në çdo periudhë të vitit. E zeza është ngjyra udhëheqëse e stilit, ashtu sikurse këpucët me takë të lartë e të trashë janë ndër më të preferuarat. Eh, kot nuk thonë që bukuria është dhimbje. Në galeri do të gjeni të gjitha detajet e mundshme për t’i shtuar paraqitjes tuaj, nëse dëshironi të ndiheni njujorkezë të vërtetë…
