KreuFashion

5 modele thonjsh inspiruar nga ‘Game of Thrones’

Kur vjen puna tek stilimet e flokëve apo thonjëve, sugjerimet nuk kanë të ndalur. Kemi shkruar për inspirimet e modeleve nga 4 korriku i famshëm amerikan apo si t’i shtojmë ngjyra pamjes, duke u bazuar tek frutat e shijshme të verës. Gjithmonë në kërkimi për të renë, thonjtë mbeten një nga ato anë të paraqitjes, që mesa duket nuk do t’i zbehet kurrë rëndësia. Origjinalë apo me zgjatime, çdo vajzë përpiqet në makimum për t’u kujdesur për pjesën më të rëndësishme të duarëve. E në fakt, thonjtë e rregulluar bukur i shtojnë shumë pikë pamjes së jashtme. Kur kreativiteti në stilimin e tyre i tejkalon kufijtë, atëherë çdokush që ju sheh, do të mendojë me siguri se para vetes ka një vajzë shumë ‘fashion’, gjithmonë në një hap me modën. Duke qenë se një nga serialet më të ndjekura e të pëlqyera të momentit është ‘Game of Thrones’, estetistët kanë menduar edhe për fanset e tij. Në galeri do të gjeni pesë modele origjinale e plot kreativitet, për të gjithë ndjekësit e flaktë të serialit. Kështu, do të keni të tjera opsione në listën e stileve të preferuara. Ju sigurojmë që nuk do të zhgënjeheni.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF