Ne vajzat i adhurojmë çantat! Na duket sikur nuk kemi asnjëherë mjaftueshëm, përveçse të domosmdoshme, çantat janë një aksesor që na plotësojnë look-un dhe na dhurojnë harmoni në kombinim.
Ama, kur vjen mbrëmja, jemi në kërkim të një modeli sa më elegant e klasik! Çantat-bizhu janë ideale për një look të veçantë në një mbrëmje verore. Ato mbahen në sup ose në dorë. Janë me një madhësi kryesisht të vogël dhe të zbukuruara me detaje bizhuterish të arta ose të argjendta. E plotësojnë më së miri pamjen tuaj dhe ju shtojnë hijeshinë në mbrëmje. Jo vetëm më një veshje elegante, por duken shik edhe të kombinuara me një palë xhinse! Provojini që ta besoni!
Kemi përzgjedhur modelen tendencë për verën 2007-të!