Në këtë stinë të vitit, të gjithave na ka ndodhur që të sikletosemi përpara se të ekspozojmë trupin në plazh. Sot kemi menduar t’ju vijmë në ndihmë duke ju sjellë disa këshilla të vyera që të mos e keni aspak problem trupin tuaj në momentin e provës së kostumit të banjës. Nicola Sorrentino, specialist dhe dietolog i aktores së madhe Monica Bellucci ju këshillon se ku të fokusoheni për këtë verë e të dukeni bukur edhe në pushime!
Pini shumë ujë: Uji është një dietë dhe detox më vete, ju hollon, ju pastron dhe përmirëson linjat trupore. Konsumoni sasinë e duhur të ujit çdo ditë duke i dhënë një shtysë trupit për t’u holluar si dhe do ju zbusë ndjenjën e urisë!
Mos i besoni dietave të mrekullueshme: çdo dietë duhet t’i japë trupit të gjithë ushqyesit për të cilët trupi ka nevojë: proteina, yndyrna, sheqerna, vitamina, minerale, fibra bimore dhe ujë.
Mos hiqni dorë nga aktiviteti fizik: Ndihmon për të arritur rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme, si dhe përmirëson gjendjen e shëndetit tuaj optimal.
Konsumoni sa më shumë perime dhe karbohidrate, mundësisht të tëra: Një dietë nuk mund të ndahet nga fruta dhe perimet, makaronat, buka, bishtajat, rrepat, lulelakra, brokoli, spinaqi, etj.
Makaronat? Po, por në një sasi të vogël.
Konsumoni pak proteina shtazore: Kos dhe djathë në makarona. Edhe peshk, por jo skuqur.
Konsumoni fruta të thata në vaktet e ndërmjetme: Pas mëngjesit apo pasdite dhe nga pak. Studimet thonë se arrat kanë një përmbajtje të lartë të yndyrës, por një indeks të ulët glicemie dhe për këtë arsye konsumimi i tyre rrit ndjesinë e ngopjes.
Mos e teproni me erëzat: Duhet të ndiqet saktësisht doza e përshkruar. Doza mund të rritet vetëm pak, tek perimet.
Mos e teproni me alkoolin: Mund të konsumoni vetëm një gotë verë ose birrë për vakt.
Shmangni zgjidhjet e bëra vetë: Para se të hyni në çdo lloj diete për humbje peshe ju duhet të jeni të sigurt se gëzoni shëndet të mirë për të, ose më mirë të kërkoni këshilla nga mjeku juaj për të ruajtur një gjendje të mirë, për të humbur në peshë dhe për të përmirësuar figurën tuaj.