Për pesë ditë, Parisi shkëlqeu me sfilatat e realizuara për Haute Couture Vjeshtë/Dimër 2017-2018. Emrat më të njohur, si: Elie Saab, Valentino, Dior, Chanel, Armani Prive, Giambattista Valli etj., sollën koleksionet më të fundit, duke mahnitur të pranishmit dhe jo vetëm. Përveç veshjeve, mbushur me ngjyra e detaje nga më të ndryshmet, ato që shkëlqyen ishin (veçanërisht) bizhuteritë. Këtë vit, tendencat më të fundit fokusoheshin në aksesorët e mëdhenj, ku spikasnin zbukurimet me gurë. Schiaparelli, Alexandre Vauthier tërhoqën vëmendjen me vathët e rënduar, ashtu sikurse Stephane Rolland apo Armani Prive paraqitën byzylykë me forma të mahnitshme, si kurrë më parë. Në galeri do të gjeni 26 aksesorët marramendës, që nuk u anashkaluan aspak nga syri i kritikëve të modës.
