Nëse nuk e dini se me çfarë është marrë modelja Bella Hadid gjatë këtyre dy javëve të fundit, ju përditësojmë ne: ajo ka qenë duke zbukuruar rrugët e Evropës me veshje të pakta në trup!
Ja eventet ku ka marrë pjesë:
Bella mori pjesë në një festë të Bvlgari në Venecia, e veshur me një fund të zi tepër seksi komplet të tejdukshëm. Të nesërmen, sërish tek Bvlgari, ajo kishte veshur një fustan të bardhë të çarë deri lart tek kofsha.
Paraqitja tjetër e modeles ishte në eventin e Christian Dior, në ekspozitën ‘Couturier du Reve Launch’ në Paris e veshur me këtë markë prestigjioze por në mënyrë shumë të tejdukshme, duke treguar seç kishte nën të.
Shfaqja e radhës ishte në sfilatën e Alexandre Vauthier Haute Couture Vjeshtë / Dimër 17/18. Ajo u shfaq me një golf të zi, por transparent duke shënuar herën e parë në histori që një golf të konsiderohet kaq i rrezikshëm. Po në këtë sfilatë, Bella doli në pasarelë duke mbajtur me duar të çarën e fustanit të saj për të shmangur kështu ndonjë aksident.
Ditën tjetër, një veshje tjetër për modelen tonë. Ajo nuk njihej duke sfiluar për Maison Margiela ndërsa kishte veshur një fustan të zi të tejdukshëm, nën të cilin shkëlqente një bodysuit ngjyrë ari.
Së fundi, Bella na tregoi se e kishte mbuluar çdo centimetër të trupit të saj me një fustan të hollë të Fendi-t, të mbështjellë komplet me lule të cilat i mbulonin disi gjoksin.
Na kënaqe sytë moj Bella! Të gjitha fotot i keni në galeri!