KreuFashion

Punimet artizanale e plot ngjyra të Esteban Cortazar, do t’ju lenë pa mend!

Esteban Cortazar ka mbërritur në Paris, për të prezantuar një koleksion marramendës punimesh artizanale, ku përfshihen aksesorë, veshje e objekte për arredimin e ambjenteve interier. Për t’i dhënë një tjetër vlerë eventit, dizanjeri ka ftuar të gjithë artistët për të dhënë kontributin e tyre në krijmin e këtyre copëzash shumëngjyrëshe. Nga data 10 deri më 22 korrik, Cortazar do të sjellë frymën tropikale drejtpërsëdrejti nga Kolumbia, pikërisht në kryeqytetin francez. Për t’i dhënë një tjetër kuptim bashkëpunimit mes dy vendeve, dizanjeri ka zgjedhur të prezantojë koleksionin në dyqanet e koceptuara franceze, që ndryshe i njohim si ‘colette’. E veçanta e gjithë kësaj prurje, është fakti se ky nuk është i vetmi koleksion që do të shohim: Esteban ka vendosur të paraqesë edhe modelet më të fundit të kostumeve sportive të realizuara nga vetë ai, ashtu sikurse do të ekspozohen edhe kapele apo çorape, të inspiruara në dizanj nga pop-arti. E gjitha kjo, vetëm për të promovuar kulturën e vendit të origjinës së Cortazar. Klikoni në galeri për të shijuar shumë nga punimet artizanale shumëngjyrëshe të artistit.