KreuFashion

Perfekte nga plazhi në bar!

Jeni duke pushuar buzë detit dhe sigurisht që nuk mund t’ia mohoni vetes kënaqësinë e të shijuarit të një kokteji në këto ditë të nxehta!

Një melodi latine në sfond ju kujton se fare pranë jush ka një beach-bar ku mund të argëtoheni. Po pse te shkoni me kostumin e lagur të banjës, ose të bërë gjithë rërë?

Në ju sugjerojmë një veshje aq të lehtë, saqë mund ta mbani kollaj në çantën tuaj të plazhit, nuk ju zë shumë vend! Në vend të shapkave me gisht mbani parasysh sugjerimet tona, herës tjetër që do të shkoni të pini diçka me miqtë tuaj pas një noti ose një banjoje dielli. Gjithë aksesorët e nevojshem i gjeni në galeri!