Të qenurit i famshëm hap e mbyll dyer të pafundme, për aq kohë sa arrihet menaxhimi i një karrierë të gjatë apo të shkurtër. Përpos jetës luksoze e lehtësimeve të mënyrës së jetesës, të famshmit mbartin mbi supe dhe opinionin publik, që ç’është e vërteta, nuk është aspak i lehtë.
I njohim për shkak të daljeve të tyre publike, ashtu sikurse duhet theksuar fakti se paraqitja në sytë e audiencës është disi vetmitare për nivelin e pëlqyeshmërisë nga fansat. Po e shohim së fundmi, sa e sa artikuj i kushtohen veshjeve të një personazhi apo tjetri, duke cilësuar kështu tendencat e fundit, ato çfarë nuk duhen veshur etj. Nga ana tjetër, skandalet në jetën e VIP-ave, zor se kanë munguar.
Një rast i tillë është dhe ai i veshjes së fustaneve transparentë, të papërshtatshëm, shumë të hapur nga ana e aktoreve, këngëtareve e të tjera të famshmeve. Imagjinoni Diana-n duke thyer etikën e Oborrit Mbretëror (oh, jo se është e zorshmë!) me një fustan të çarë deri tek të pasmet. Po Monroe, duke i kënduar Kennedy-t me veshje të tejdukshme? Këto e shumë të tjera do t’i gjeni në galeri, duke mësuar më shumë rreth paraqitjeve që skandalizuan opinionin publik.