Tashmë të gjithë e dimë, që rrezet ultra-violetë të diellit jo vetëm dëmtojnë lëkurën, por dhe rrisin shancin për kancer. Për këtë arsye këshillohet mosekspozimi në diell gjatë orëve të drekës, ashtu sikurse ekspertët sugjerojnë përdorimin e kremit mbrojtës.
Nga ana tjetër, qarkullojnë informacione mbi dëmin që sjellin kimikatet e këtyre kremërave, duke bërë thirrje mbi eleminimin e tyre. Një konfuzion ky, që ka shkaktuar disi panik tek njerëzit, edhe pse shumica vazhdon t’i përdorë. Por, si qendron e vërteta?
Nga studimet më të fundit, këto lloj informacionesh mbeten në rang thashethemi, duke mos u përfillur si burim i së vërtetës nga specialistët. Këta të fundit shpjegojnë se, nga ana shkencore, arsyetimet e kësaj gënjeshtre janë krejt naive, pa asnjë bazë të mirëfilltë teorike. Cilat janë tre mitet më të mëdha mbi kremërat mbrojtës, që duhet të ndaloni së besuari?
1.Kremërat me kimikate (të gatshme) janë toksike për lëkurën.
E vërteta: Që të ndodhi diçka e tillë, duhet që një njeri 277 vjeç, të përdori krem mbrojtës çdo ditë të jetës së tij.
2.Kremi mbrojtës nuk do të reduktojë riskun e kancerit të lëkurës.
E vërteta: Jo vetëm që do ta reduktojë, por do të eleminojë çdo risk nëse përdoret në moshë fare të re.
3.Kremërat e përgatitur vetë ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultra-violetë.
E vërteta: Nuk ka asnjë provë, që lëndët natyrale japin një efekt të tillë. Është thjesht një metodë që përdorin blogeret, për të tërhequr sa më shumë shikues.