Edhe pse grimi është faktori kryesor në ndryshimin dhe përmirësimin e pamjes së jashtme, kjo nuk do të thotë që çdo vajzë e pëlqen atë. Jo çdokush mund të përshtatet me faktin se të lyerit e fytyrës duhet të përfshihet në rutinën e bukurisë së mëngjesit, e jo pa faj.
Kohë e shpenzuar, mungesë komforti gjatë ditës – janë këto disa nga arsyet pse një pjesë e vajzave e shmangin grimin në përditshmëri. Kur vjen puna tek rëndesa me konture apo çdo lloj ekstremiteti i këtij lloji, shumë femra thjesht i refuzojnë elementë të tillë. Nga ana tjetër, theksimi i formave të fytyrës mbetet ende një nga më të preferuarit për adhuruesit e makeup-it, e jo vetëm. Nëse jeni pjesë e një eventi apo mbrëmje speciale, një ndryshim i tillë në pamje nuk do të ishte keq, apo jo?
Mos u shqetësoni, se edhe këtë herë ju japim një zgjidhje të lehtë, me të cilën do të mbeteni totalisht të kënaqura. Sekreti qendron edhe tek modeli i flokëve, i cili do të konturojë fytyrën tuaj më së miri, nëse zgjidhni prerjen që shkon për shtat me formën tuaj. Ju sigurojmë, që një kërkesë e tillë nuk do t’i duket aspak absurde estetistes suaj, përkundrazi! Klikoni në galeri për 15 sugjerimet më të mira, që do t’ju ndihmojnë në zgjedhjen e rradhës.



















