Mund të keni mundësinë të bleni markat më të fundit, cilësinë më të mirë të rrobave, por kjo nuk do t’ju bëjë të dukeni bukur. Është një ndihmesë e madhe, kaq. Kombinimi është çelësi i sekretit, e që të jemi të sinqertë plotësisht, jo çdokush e arrin këtë. Kështu, shpesh ndodh të shohim modele që nuk shkojnë aspak me njëra-tjetrën, ashtu sikurse ngjyrat kërkojnë harmoni mes tyre. Kjo e fundit është ndër më të vështirat, pasi shancet për të gabuar janë mjaft të larta. Në rast se preferoni shumëllojshmërinë në kolor, duhet t’i përgjidhni me kujdes tonet e përdorura tek veshjet, pasi vetëm kështu do të arrini paraqitjen perfekte, që gjithmonë keni ëndërruar. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:
Zgjidhni të njejtën kategori: pastelat me pastelat, ngjyrat e tokës me ngjyrat e tokës, ngjyrat e ndezura me të ndezurat etj.
Merrni parasysh rrethin e ngjyrave për kombinimet
Përzgjidhni modelet ombre
Lejoni dizanjin t’ju udhëheqë për pjesën tjetër
Kur jeni në dyshim, zgjidhni të bardhën dhe të zezën