KreuFashion

Ky koleksion i Dolce&Gabbana, thjesht të lë pa frymë…!

Është një ndër firmat më të njohura në botë, fryma europiane e së cilës ka sjellë jo pak risi në këtë fushë. U sulmua së fundmi nga fansat për krijimin e veshjeve për Melania Trump, por kjo jo vetëm që nuk e dëmtoi aspak këtë emër, por nuk shqetësoi as dy stilistët që fshihen prapa kësaj perandorie. Edhe pse një event i përvitshëm, ‘Alta Moda show’ tërheq gjithmonë vëmendjen e çdokujt, ashtu sikurse ndodhi edhe këtë herë. Kjo fundjavë që lamë pas, e gjeti Dolce&Gabbana-n në Palermo të Siçilisë, pikërisht për këtë organizim. Duke i kushtuar një homazh ishullit, D&G solli një koleksion mahnitës, si kurrë më parë. Të gjithë adhuruesit e ngjyrës së arit, thjesht do të mbeten pa frymë kur të klikojnë në galeri, ashtu sikurse ata të cilët e dashurojnë shumëllojshmërinë e kolorit, nuk do të duan të shohin gjë tjetër përpos këtij koleksioni. Mes aksesorëve ekstravagantë për kokën e fustaneve të nusërisë me dizanje të stamposura, e famshmja Dolce&Gabbana sjell një tjetër këndvështrim mbi atë çka është më ‘in’. Në galeri do të gjeni momente të shkëputura nga prapaskenat dhe pasarelat. Marramendëse, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF