KreuFashion

Këto modele këpucësh nga ’90-ta i kishit harruar plotësisht!

E mbani mend kur folëm për modelet më të tmerrshme të viteve ’90? Edhe pse çdokush ka patur një lloj të tillë në garderobë, edhe pse u quajtën ndër më populloret në ato kohë, mesa duket edhe moda gabon. Nëse vijmë në ditët e sotme, gjithë çfarë jemi mësuar të shohim janë këpucët e rafinuara me taka të stilit stiletto, shapkat Gucci apo Adidas, atletet Yeezy etj. Por, këto nuk kanë ekzistuar para dy dekadash. Shapkat plastike me gisht, sandalet prej gome, takat e drunjta e shumë të tjera, ishin pjesë e koleksioneve të fillimeve të ’90-tës. Ndoshta ju vjen për të qeshur, sepse mund të kujtoni disa, por kjo është e vërteta. Me gjithë klasin dhe elegancën e paraqitur së fundmi, sidomos tek veshja e këmbëve, gjithë çfarë ka ekzistuar më parë, na duket vërtetë komike. E kush do ta mendonte, se sandalet transparente plastike do të bëheshin objekt tallës në 2017. Nëse hidhni një shikim te ajo çfarë jemi mësuar të shohim sot, a mendoni se ka ende disa modele, që do të konsiderohen si ndër më të shëmtuarat pas 10 apo 20 vitesh? Ne kemi disa rezerva për këpucët me gomë të bardhë, e deri atëherë, ju ftojmë të klikoni në galeri për të rikujtuar disa stile që i kishit fshirë plotësisht nga kujtesa.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF