Kur vjen puna tek preferencat, të gjithë kemi shije të ndryshme, për kategori po aq të ndryshme. Disa preferojnë veshjet, disa këpucët, të tjerë aksesorët. Shumë vajza pëlqejnë klasiken, ashtu sikurse adoleshentet zgjedhin një stil më ndryshe: miksimin mes fëminores e ekstravagantes. Fanatikët e të zezës nuk e mendojnë dot paraqitjen e tyre pa të paktën një element të këtij kolori, edhe pse një përqindje jo e pakët favorizojnë ngjyrat, disa në veçanti ose të gjitha bashkë. Kështu, nëse jeni fansa të blusë, ky vit e favorizon së tepërmi këtë nuancë, duke sjellë në qendër të vëmendjes aksesorët e kësaj ngjyre. Këpucë Chanel, varëse David Yurman, sandale Marc Fisher, çantë Jimmy Choo e shumë të tjera: të gjitha këto firma që zgjodhën blunë për dekorimin e krijimeve të tyre më të fundit. Ngjyra e qiellit dhe detit, është zgjedhja më perfekte për sezonin e verës. Klikoni në galeri për t’u inspiruar për blerjet e ardhshme. Super aksesorë, apo jo?
