KreuFashion

Orët e dorës për këtë sezon janë thjesht një mrekulli!

Aksesorët marrin vlerë më shumë se kurrë në sezonin e verës, e jo më kot. Mëngët e gjata të veshjeve të dimrit, palltot apo xhaketat, shpesh ia humbasin bukurinë bizhuterive, duke i bërë këto të fundit të fshihen pas shtresave të pafundme të rrobave. Kështu, ardhja e ditëve të nxehta na nxit t’i përdorim këto aksesorë në maksimum, për aq kohë sa krahët, dekolteja dhe këmbët janë më të zbuluara se në çdo pjesë tjetër të vitit.

Edhe pse shumë të nënvlerësuara së fundmi, orët e dorës mbeten ende një aksesor i rëndësishëm e plotësues, si për meshkujt, ashtu dhe për femrat. Kështu, të gjithë të apasionuarit pas modës, ndjekin trendet më të fundit të kësaj lloj bizhuterie, aq sa disa kthehen në të obsesionuar pas orëve. Me dizanjo ose jo, kyçi i dorës merr një tjetër vlerë, kur zbukurohet me këtë aksesor.

Këtë vit, koleksioni më i fundit i orëve vjen krejt ndryshe, ku në të shumtën e rasteve preferohet minimalizmi, edhe pse firma Gucci nuk ndan të njejtin mendim. Plot ngjyra e forma jo shumë të mëdha, ky aksesor rikthehet fuqishëm për këtë sezon, duke iu dhënë mundësinë të shprehni veten me një tjetër stil, shumë pranë modernes e novacionit. Në galeri do të gjeni 17 modele orash, që do të zbukurojnë ditët e nxehta të verës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF