KreuFashion

Takim apo event? Inspirohuni nga Emily Raytakowski!

Bota e modelingut është e mbushur me femra mahnitëse, me trup marramendës e tipare krejt femërore. Emrat më në zë të momentit janë ato të Gigi dhe Bella Hadid, Kendall Jenner, Cara Delevngne e padyshim, Emily Raytakowski.

Format seksi të modeles u bënë akoma dhe më të famshme me publikim e klipit ‘Blurred Lines’, ku Raytakowski dukej pothuajse e zhveshur, krah për krah Robert Thicke. Që nga ajo kohë, Emily përfshihet tek femrat më të paguara, edhe pse së fundmi rrëfeu vështirësitë e kaluara në fillimet e karrierës, pasi shumë kompani mode dyshonin se gjoksi i saj i madh do të ishte një problem. “Je shumë seksi për këtë punë”, i janë përgjigjur Raytakowski-t, fati i së cilës e drejtoi në një rrugë të suksseshme e fitimprurëse.

Për sa i përket stilit, trupi bombastik i modeles paraqitet gjithnjë i tillë, e meritë e kësaj është, ndër të tjera, edhe veshja. Duke u kujdesur kurdoherë për nxjerrjen në pah të hireve të saj, Emily ka qenë dhe vazhdon të jetë një burim inspirimi, për të gjitha vajzat që i kushtojnë një rëndësi të veçantë pamjes së jashtme. Keni një takim me djalin e preferuar apo jeni të ftuara në një event? Klikoni në galeri për t’u frymëzuar nga paraqitjet më të mira të Emily Raytakowski-t. E mahnitshme, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF