E kemi thënë që astrologjia na ka surprizuar gjithmonë me kategorizimet në bazë të shenjës së horoskopit. Duke filluar nga gjendja shëndetësore, zgjedhja e partnerit, e deri tek ngjyra ideale e flokëve, mesa duket yjet ndikojnë në çdo aspekt të jetës. Nëse të gjitha këto iu janë dukur shumë të çuditshme, nuk keni dëgjuar gjë ende, sepse Beyonce mesa duket ka krijuar nga një këngë për secilën nva shenjat e zodiakut! Qëllimisht? Jo, të paktën me aq sa dihet. Por, duke qenë se tashmë janë të njohura karakteristikat e secilës prej shenjave, hitet e Bey duket se përshruajnë plot 12 tipe të ndryshme personalitetesh. Me pak fjalë, playlist-a e pasdites këtë herë është Knowles e për këtë nuk ka shpëtim:
DASHI – “Don’t hurt yourself”
Siç thotë dhe kënga: nëse të lëndojnë ty, në fakt lëndojnë veten, sesps një shenjë si Dashi thjesht nuk e njeh lëndimin!
DEMI – “Halo”
Jeni romantikë, të ndjeshëm – dëshironi një dashuri plot emocione e ëndrra, e po aq hyjnore sa HALO i Bey…
BINJAKËT – “Blow”
Jeni ekstravagantë, guximtarë, ose siç iu quajnë ndryshe “flirtues të pacipë”. E pëlqeni provokimin e nuk keni ndër mend të ndryshoni për askënd.
GAFORRJA – “Heaven”
Jeni natyrë shumë shoqërore, më socialja e mundshme, ashtu sikurse nuk keni frikë të jeni vartës i kujtimeve sentimentale. Plot ndjenja kjo shenja juaj…
LUANI – “Flawless”
Pëlqeni eksperiencat e egra dhe sfidat e vështira. Dëshironi kontrollin në veprim, ashtu sikurse vëmendjen e plotë, njësoj si Bey tek Flawless!
VIRGJËRESHA – “Love Drought”
Jeni shenja më e bekuar, e ritmet e kësaj kënge thjesht do t’ju bëjnë të ndiheni vetvetja. Jepni kaq shumë, sa i vetmi sugjerim që mund të merrni është: a mund ta ndalni veten së dhëni për pak çaste?
PESHORJA – “Upgrade U”
Jeni tipa më të rezervuar, e kjo nuk është gjithmonë pozitive. Në një pikë të jetës, keni nevojë të provoni shkëlqimin e diamanteve dhe copëza jete plot ngjyra!
AKREPI – “Jealous”
Si mund të ndodhte ndryshe? E prerë, me mendime të errëta që iu kalojnë në mendje, ulur pranë tavolinës e veshur me fustan të zi duke pyetur veten se ç’po bën ai…?! Nuk ju fajësojmë, nuk ju fajësojmë!
SHIGJETARI – “All Night”
Jeni shenja që dini më së miri ta ktheni limonin në limonatë. Plot zgjuarsi e mbushur me pozitivitet, gjithçka ju intereson është rritja si individ.
BRICJAPI – “Run the World”
Djemtë? Nuk janë në vizionin tuaj! Ju keni vetëm një dëshirë: të pushtoni botën! Ambicie dhe vetëm ambicie…
UJORI – “7/11”
Jeni unik, gjithmonë në krye të grupit, e nëse ju lënë vetëm, aq më mirë për ju! Me mendime të egra e çmenduri në kokë, vetëm ju dini të bëni gjëra që askujt nuk i shkon ndërmend!
PESHQIT – “Mine”
Jeni aq romantik, sa jeni gati të humbisni veten, vetëm për hir të dashurisë. Dhe kjo, ju intereson më shumë se çdo gjë tjetër…