KreuBordo Men

Nga Arbana te Noizy, ja ku i gjen fundjava VIP-at!

Ndërkohë që shumë prej nesh mund të ndodhen në punë edhe për sot, apo ende në shtrat, për të marrë veten nga një javë e lodhshme, VIP-at shqiptarë shfaqen plot energji që në orët e para të mëngjesit!

 

Si fillim, kemi Arbana Osmanin, e cila ka ndërmarrë misionin e hiking në liqenin e Bovillës, fare pranë Tiranës. Ajo ua prezanton ndjekësve të saj këtë perlë të fshehur, të cilin duhet patjetër ta vizitojmë të gjithë.

Duket se Arbana po argëtohet jashtëmase, ndodhur në shoqërinë e një grupi të tërë “alpinistësh”.

 

Një tjetër moderatore e njohur, Alketa Vejsiu, ka zgjedhur Monakon si pikën e saj të pushimit këtë fundjavë. Ajo ka postuar që dje në Instastory-n e saj, duke shkruar “Aty ku takohen Franca me Italinë. Monako!”.

Më pas, Alketa ka postuar një foto të sajën, me një veshje glamour (gati për kazino, mbase?), si dhe video nga një stendë e tërë me çokollata, nga cilësia më e mirë. Monako, në fund të fundit!

Në një foto hedhur në Instagram, ajo shpalos veshjen e saj chic tërësisht në ngjyrë të zezë (ashtu si fashionistet më të mira), pa harruar dhe xhevahirin e OOTD-së së saj, çanta e zezë “Chanel”.

Të themi të drejtën, të kemi zili, Alketa!

 

Bes Kallaku ka shkuar ku e ku më larg se Alketa Vejsiu. Pasi ka hedhur një video në Instastory, ku tregon se ndodhet në avion dhe sapo mbërriti diku, aktori i mirënjohur zbulon destinacionin në videon e radhës: Ishulli Kos në Greqi.

Ç’e ka hedhur aq larg, vallë? Për më tepër, moti s’duket fort miqësor në ato anë!

Siç zbulojmë nga Instagrami i tij, Besi ndodhet bashkë me Ylli Bakën dhe Rovena Ibrahimin në ishull, për një party organizuar nga Blue Lagoon Resort. Ai ka hedhur në Instagram edhe video humoristike me Ylli Bakën, ku përmend shpesh “turbulencat”.

As në fundjavë nuk pushon more Besi!

 

Duke qëndruar te avionët dhe puna edhe gjatë fundjavës, edhe Noizy nuk i mori pushim këto ditë. Ai do të ndodhet në Perugia sonte, bashkë me artistin Altin Sulku dhe DJ-in e tij personal, DJ Crax.

Vërtet punojnë djemtë, por edhe kur punojnë, duket sikur janë pushim.

 

Të ngrenë dorën ata që ndodhen jashtë Tiranës sot! S’jemi shumë, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF