KreuCelebrity

Alketa Vejsiu sulmohet nga peshkaqenët, moderatorja publikon pamje

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjedhur t’i kalojë pushimet e fundvitit në Karaibe, ku gjendet prej më shumë se një jave. Gjatë pushimeve të saj, bukuroshja nuk ka harruar që të publikojnë fotot të pushimeve në rrjetet sociale, për të me miqtë e saj pamjet e merkullueshme të Karaibeve.

Në një fotografi të publikuar nga moderatorja, ajo ka treguar se për pak është sulmuar nga disa peshkaqenë të vegjël, ku përveç se është trembur pak, nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Gjithashtu ajo ka shkruar në foton e publikuar se nuk mund të jetë gjithmonë me fustan dhe me taka apo e krehur deri në detaj si jemi mësuar ta shohim në ekran.

“Na falni shumë për flokët e pakrehur, për mungesën  e make up dhe sidomos për mungesën e takave….E kam harruar në Tiranë atë valixhe. Edhe një gjë, kërkojë shumë ndjesë që s’kemi veshur xhaketë por kemi dalë me rroba banjo në plazh”, shkruan ajo.

Alket e filloi karrierën e saj në “Top Albania Radio” si prezantuese, ndërkohë që tashmë ajo është shndërruar në një personalitet të ekranit, duke drejtuar disa show televiziv.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF