KreuCelebrity

Meghan paska të gjitha huqet që kemi dhe ne, vetëm se ajo është e detyruar t’i ndryshojë

Nuk ka njeri pa huqe, e sigurisht plot të tilla ka edhe Meghan Markle. Vetëm se ndryshe nga ne që nuk çajmë kokë, Meghan është e detyruar të heq dorë nga ato. Së shpejti do të jetë bashkëshortja e Princit Harry dhe një princeshë me huqe sikur nuk ka lezet. Gjithsesi Meghan është e sinqertë me veten dhe nuk e ka aspak kompleks të pranojë se çfarë nuk shkon tek ajo. Madje ajo shkon edhe më larg duke premtuar ti ndryshojë.

Ajo ka premtuar se do ti respektojë të gjitha rregullat e jetës së saj të re, ndërsa ka shkruar  për në blogun “The Tig”, gjërat që do të dëshironte t’i ndryshonte tek vetja në Vitin e Ri. Ajo ka një huq që 80% prej nesh e kanë gjithashtu. “Unë i kafshoj thonjtë dhe kjo ndodh kur kam një fluturim të trazuar me avion apo një ditë të lëkundur. Kjo nuk është një sjellje e një zonje”, tha ajo.

Një tjetër huq që ka ajo ajo është edhe përdormi i fjalëve të pista. Kjo është e rëndë në fakt! Meghan pranon se kur është me nerva i shpëton ndonjë fjalë. Meghan dhe Princi Harry do t’i japin fund beqarisë pranverën që vjen, prandaj Meghan nxito të përmirësohesh se nuk ke dhe shumë kohë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF