KreuCelebrity

George dhe Amal Clooney marrin binjakët në udhëtim, iu dhurojnë pasagjerëve…kufje!

Ata janë një nga çiftet më të dashur në Hollywood. Me gjithë deklaratat e shpeshta të George për mospranimin e prindërimit si pjesë e jetës së tij, ishte Amal ajo që i rrembeu zemrën, duke mposhtur çdo qendrin të mëparshëm të aktorit. Tashmë, të dy gëzojnë dy binjakë, për të cilët shprehin dashurinë më të madhe të mundshme publikisht. Por, ata kanë vërtetuar se dinë të jenë dhe sy prindër shumë të paparë!

Së fundmi, çifti Clooney ka marrë edhe binjakët në një udhëtim, ndërsa nuk e kanë lënë me kaq. Të gjithë e dimë sa të zhurmshëm bëhen ndonjëherë të vegjlit në fluturimet ajrore, kështu që George dhe Amal iu kanë dhuruar pasagjerëve kufje! Një zgjidhje kjo, që vjen dhe në formën e një dhurate speciale.

Këto pajisje ishin të dekoruara me logon e familjes Clooney, çka i bënte akoma dhe më të veçanta. Kështu, pasagjerët në atë udhëtim nuk kanë shijuar vetëm një fluturim komod, por dhe me plot përfitime. Lum si ata…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF