Nëse ora 00:00 ju gjeti duke bërë ‘gëzuar’ në tryezat tuaja, një nga artistët shqiptarë pati një plan akoma dhe më të mirë…vetëm një minutë më pas! Ka qenë Ledri ai që ka vendosur të publikojë këngën e re në minutin e parë të 2018-tës, duke bërë kështu një dhuratë të këndshme për fansat. Siç mund të kuptohet, një planifikim i tillë ka ardhur jo pa arsye.
“Dhurata ime e fundit për këtë vit dhe e para për 2018-tën”, ka shkruar fillimisht Ledri, duke vijuar më pas, “Këtë vit i premtova vetes të bëja atë çka kam dashur gjithmonë”. Më pas, këngëtari nuk ka harruar pa falenderuar një listë të gjatë emrash, ku mes tyre gjendej dhe ai i Faton Shoshit, menaxherit artistik të shumë artistëve kosovarë.
https://www.instagram.com/p/BdYmG_fgWOT/
https://www.instagram.com/p/BdZ3K7mgfNT/
Dhuaratë e bukur kjo për adhuruesit e Ledrit!
https://www.instagram.com/p/BdaqrU9gV8h/
