KreuCelebrity

Aktori “refuzon” live në emision Bleonën

Ai është një nga aktorët më të famshëm me origjinë shqiptare jashtë kufinjve të vendit tonë. Po flasim për Blerim Destanin, aktorin mjaft të dashur për vajzat, i cili gjatë ka befasuar me një deklartë mbrëmjen  e djeshme.

Destani ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku një ndjekës e ka pyetur atë se pse nuk martohet me Bloenën apo nuk ka aq para sa do ajo?

Aktori i ka lënë të gjithë pafjalë me përgjigjen e tij, ku është shprehur se ai nuk e ka takuar kurrë live Bleonën , si dhe ka shtuar se ai tashmë është i dashuruar dhe i lumtur. Deklaratë kjo e cila padyshim që ka zhgënjyer shumë vajza të cilat janë ndjekëse të aktorit.

36- vjeçari e ka filluar karrierën e tij që në moshën 14- vjeçare, ku ka bërë debutimin e tij në një film shqiptar të titulluar “Atje ku nuk lind dielli”. Pas debutimit të tij, aktori filloi të punonte për të prodhuar dokumentrë të shkurtër si dhe filloi të merrte mësime aktrimi në Britaninë e madhe. Roli i parë kryesor në një film për të do të vinte në vitin 2004 dhe pjesa tjetër e suksesit të tij është histori.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF