KreuCelebrity

“Beso”, West Side Family publikon klipin e ri, ja çfarë thotë Aurela Gaçe

West Side Family, grupi i famshëm i muzikës, pjesë e të cilit ishte edhe Dr. Flori ka publikuar klipin e tyre të ri.  Pjesë  e vidioklipit të ri të grupit i cili prej disa vitesh nuk kishte publikuar një këngë të re është edhe Dr. Flori me zërin e tij.

Kënga ishte nisur nga Dr. Flori por ai nuk arriti ta përfundonte, ndërkohë që dy djemtë e tjerë të grupit e kanë çuar në fund projektin e tij.

Për këngën ka patur reagime të shumta, mes tyre edhe këngëtarë, një prej të cilave është edhe Aurela Gaçe e cila shpesh herë ka bashkëpunuar me djemtë e cila në rrjetet sociale ka ndarë një statuas emocionues pas publikimit të këngës.

“Çfarë emocioni me krijuat more miqtë e mij . Këngë e lënë aty për ne nga Dr.Flori, e çuar deri në fund nga Landi e Miri. Rikthim i ‘West Side Family’ në mënyrën më të bukur të mundshme. Faleminderit që e bëtë këtë Landi Hysi dhe  Miri Shahini,”përfundon Aurela.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF