KreuCelebrity

Dua Lipa, ylli që i mungonte Britanisë së Madhe

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila tashmë është shndërruar në një nga emrat e mëdhenj të  muzikës në skenën ndërkombëtare është është zgjedhur në mesin e 17 “Vajzave që pushtuan vitin 2017”. Zgjedhja është bërë nga revista e njohur “Vouge”.

Me këngën e saj “New Rules”, bukuroshja pushtoi zemrat  e mijërave të rinjve dhe jo vetëm. Kënga shumë shpejt u shndërrua në hit, duke i siguruar këngëtares suksesin e merituar, pas arritjes së më shumë se 800 milionë klikimesh në “Youtube”, duke i siguruar kështu Dua-s pozitën e parë në top- listën britanike.

Nga ana tjetër edhe Dua ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se ndihej shumë e nderuar që ishte në mesin e grave më të talentuara. “Shumë e nderuar që jam në mesin e grave të talentuara dhe të pabesueshme”, ka shkruar Dua për artikullin e “Vogue”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF