Më në fund gjithçka u sqarua! Të gjithë shtangëm pas lajmit se Kastro nuk ishte paraqitur në drekën e fejesës së tij. Por nuk kishte si të paraqitej kur as që e ka në plan të fejohet. Sipas këngëtarit lajmi se ai do të fejohej sot nuk ishte i vërtetë, e gjitha kjo ngatërresë ndodhi sepse atij i kishin hakeruar WhatsApp-in.
Ai ka sqaruar çdo gjë nëpërmjet një postimi në InstaStory. “ Miq WhatsApp-i im ka qenë i hakeruar. Ndjesë për zhurmën. As jam fejuar as në paln s’e kam. Faleminderit dhe ndjesë sërish”, ka shkruar ai.
Ditën e djeshme të gjithë portalet u mbushën me lajmin mbi fejesën e supozuar të Kastros. Të gjithve na bëri pak habi lajmi pasi nuk kishim dëgjuar asgjë për një lidhje të mundshme të tij, por mesazhi i dërguar nga WhatsApp-i i këngëtarit nuk linte vend për dyshime. Por për fat të mirë tashmë gjithçka doli në dritë. Kastro vazhdon beqarë.



















