Fjolla Morina është një artiste e suksesshme e skenës shqiptare dhe shpesh herë bukuroshja është konsideruar edhe si një nga mamit më seksi të skenës shqiptare, por duket se gjatë vitit tjetër Fjollën do ta shohim me një tjetër look.
Ishim mësuar që këngëtaren ta shikonim me flokë të eerët, ndërsa nëpërmjet një fotografie të postuar në rrejtet sociale, Fjolla bën të ditur se tashmë është bërë një bjonde. Një ndryshim i cili i shkon vërtet.
Ndryshimi i ngjyrës së flokëve të Fjollës ka ardhur vetëm pak ditë pasi Kim Kardashian ndryshoi gjithashtu ngjyrën e flokëve, për tu kthyer nga brune në bjonde. Ende nuk mund të themi me siguri se Fjolla është frymëzuar për këtë ndryshim nga Kim, por ajo që mund të themi është se ngjashmëria mes tyre është shumë e madhe.
31- vjeçarja me origjinë nga Kosova ka realizuar disa bashkëpunime me këngëtarë të tjerë të skenës shqiptare, ndërsa kohët e fundit ka munguar një projekt muzikor i saj.



















