KreuCelebrity

Presidenti Meta në një intervistë me pyetje të “sikletshme” nga vajza e tij

Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar sot në televizionin “Klan” në emisionin “Xing me Ermalin”, në puntatn e fundit të këtij viti. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Ermalin të intervistojë një Presidnet, prandaj ka zgjedhur që këtë punë si fillim t’ja lërë vajzës së ti, Erës. E kush më mirë se sa Era mund ta vinte Presidnetin “me shpatulla pas murit”?

Ajo e filloi mbarë intervistën me një pyetje që e ka vendosur në siklet Metën. Era pyet se donte të dinte se si kishte lindur? Pasi u mendua pak dhe dha një buzëqeshje nga zori, Meta u përgjigj: pse nuk ta ka treguar mami akoma?

Një pyetje tjetër në dukje akoma më e “vështirë” për Presidentin pasoi. Era e pyeti se kë preferonte ai më shumë, Borën, Besarin apo atë? Ndërsa Meta ja përkëdheli sedrën teksa u përgjigj: Pse provokon ti ngaqë donë të dëgjosh gjithmonë që je mbi të gjithë?

Që Era është e preferuara e Presidentit duket mjaft qartë, pasi edhe në mungesë të saj ai u shpreh se ajo është e vetmja në shtëpi që mund ti ngre atij zërin, por që nuk para e bën pasi është e matur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF