Viti që lamë pas ka qenë një vit shumë i mbarë për këngëtarin e njohur Justin Biber, i cili arriti suksese të mëdha në karrierë, por edhe në dashuri. Në pjesën e fundit të 2017 ai u rikthye edhe njëherë me të ish të dashurën e tij, këngëtaren Selena Gomes.
Ndërkohë edhe pse çifti ka filluar të frekuentojnë njëri- tjetrin sërish, mbrëmja e ndërrimit të viteve i ka gjetur shumë larg njëri- tjetrit. Justin Biber kishte zgjedhur që të kalonte mbrëmjen e 31 dhjetorit në Meksikë.
Këngëtari ende ndodhet në Cabo San Lucas, ku është duke shijuar rrezet e diellit meksikan, ndërkohë që ende është e paqartë marrëdhënia që ai ka tashmë me Selenën, pasi edhe pse u rikthyen sërish bashkë, problemet për çiftin kanë qenë të shumta.
Fillimisht kanë qenë prindërit e Selenës ata që janë shprehur se nuk kanë për ta pranuar kurrë këtë lidhje, ndërkohë që edhe vetë çifti ka kaluar krisjen e parë që prej rikthimit të tyre sëbashku. Kanë qenë mesazhet e shumta që Justin merrte nga lidhjet e tij të mëparshme të cilat kanë bërë çiftin të fillonte edhe terapinë për të mos i dhënë fund sërish lidhjes së tyre.