Nga ikonë stili në Filantrope, princesha Diana ishe një nga anëtaret e familjes mbretërore e njohur për shumë gjëra. Por a dini gjithçka për princeshën e Anglisë? Me shumë mundësi këto gjashtë gjëra që po sjellim më poshtë nuk i dini.
Motra e saj dilte me Princin Charles
Përpara se Princesha Diana të takohej me Princin Charles , motra e saj Lady Sarah Spencer takohej me të, për të dy përflitej se ishin në një lidhje dashurie, por asgjë nuk është vërtetuar ende.
Fustani i saj i nusërisë ka thyer rekord.
Ajo është përfolur si një nga anëtaret e familjes mbretërore më me shumë stil dhe pa dyshim që dasma e saj do të ishte diçka speciale. Princesha mban rekordin për fustani e nusërisë më të gjati në historinë mbretërore.
Fustanet e saj u shitën rreth 6 milionë për bamirësi
Princeshë Diana njihet gjithashtu edhe nji një bamirëse. Ajo shpesh herë dhuronte të ardhura për bamirësi, sidomos për spitalet e fëmijëve. Gjithashtu ajo shiti disa nga fustanet e saj për bamirësi për personat e prekur nga AIDS dhe nga kanceri i gjirit .
Ajo ishte mike me shumë muzikantë
Princeshë Diana nuk ishte tamam në kornizat mbretërore, ajo ka qenë nga të parat anëtare që “thyente” rregullat mbretëror. Në rrethin e saj shoqëror bënin pjesë artistë si George Michael , Bryan Adams , dhe Elton Jones.
Ajo refuzoi të thotë fjalën ‘’ bindem ‘’
Në betimet e martesës me Princ Charles, Princeshë Diana refuzoi të thotë fjalën ‘’bindem ‘’, duke shfaqur kështu edhe njëherë shpirtin rebel që e karakterizonte.
Princeshë Diana ka bërë punë ‘’të zakonshme’’
Përpara se të pranonte propozimin e Princ Charles në 1981 , Princeshë Diana ka punuar si babysitter, puntore shtëpie dhe mësuese kopshti .