DASHI
Gjendja juaj emocionale mund t’ju lërë disi tê paqartë ditën e sotme. Mos harroni që keqkuptimet nuk zgjidhen lehtë. Duhet të kuptoni cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Partneri do t’ju sjellë gëzime në jetën tuaj personale.
DEMI
Mund t’ju duhet të anuloni planet për një rast urgjent. Situata mund të përkeqësohet nëse nuk gjeni një zgjidhje të favorshme. Mos u merrni shumë me njerëzit që kanë influencë në jetën tuaj profesionale. Një mjedis social mund të hapë dyert drejt një dashurie të re.
BJNJAKËT
Konfliktet mes karrierës dhe interesave tuaj parësore mund të zgjidhen sot. Dikush do t’ju shtyjë të veproni në një mënyrë intriguese dhe konfuze. Keni nevojë për qetësi. Biseda me më të vjetrit mund t’ju çojë drejt përgjigjeve që kërkoni. Merrni guximin dhe hidheni hapin e radhës në dashuri.
GAFORRJA
Do ta kuptoni se po merreni më shumë se ç’duhet me një punë pa rëndësi. Me sharmin karakterizues mund të arrini shumë në biznes dhe aspektin personal. Lajme të mira do të vijnë lidhur me të ardhmen tuaj. Dashuria me partnerin po rritet çdo ditë e më shumë, dhe ju me siguri e kuptoni shumë mirë këtë
LUANI
Sot duhet ta kapni situatën në ajër ose përndryshe punët do të vështirësohen. Mos i harxhoni energjitë për ndryshime të parëndësishme. Gabimet e keqkuptuara në të kaluarën do t’i shihni më qartë dhe do t’i sqaroni. Bëhuni më realist lidhur me dashurinë.
VIRGJËRESHA
Puna që bëni do t’ju lidhë me kontakte të reja dhe njëri prej tyre veçanërisht do të tërheqë vëmendjen tuaj. Karriera dhe plani financiar do të pësojnë ndryshime të mëdha, e kjo do rë sjellë konflikte në aspektin social. Duhet t’i shihni situatat më me pozitivitet. Fusha e romancës është e favorizueshme këto kohë.
PESHORJA
Fokusi sot kthehet në interesant personal dhe nevojat imediate. Kjo mund të jetë mundësia juaj për të marrë situatën në dorë për të triumfuar ndaj konkurrentëve. Përpiquni të mos bëni shumë shpenzime. Jeni të gatshëm dhe plot energji për njohje dhe romanca të reja.
AKREPI
Do jeni të gatshëm për mundësi dhe njohje të reja. Një paqartësi e shfaqur kohët e fundit do t’ju shërbejë për përjetimin e aspekteve të reja profesionale. Shpenzoni kohën e mjaftueshme në gjërat që dëshironi të bëni. Mos lejoni asnjë faktor të jashtëm të ndikojë në dashuri.
SHIGJETARI
Shqetësimet që keni përjetuar së fundmi tashmê do fillojnë të shpërblehen. Sigurohuni të dëgjoni me kujdes çfarë thonë të tjerët. Mund të jetë më me përfitime nga ç’e mendoni. Një ndryshim i papritur do t’ju intrigojë edhe më shumë lidhur me planet tuaja. Romanca do t’ju mësojë një eksperiencë të re.
BRICJAPI
Do të bëni progres lidhur me idetë që keni në mendje prej kohësh. Nëse po mendoni të ndryshoni banesë, kjo është periudha që do t’ju ndihmojë ta realizoni. Përhatituni të ndryshoni disa plane për angazhime profesionale. Nuk është dita që të tregoheni më bujar nga ç’duhet. Mund të kaloni një natë romantike me partnerin sot.
UJORI
Do keni diskutime lidhur me një ndryshim që po ndodh në punën tuaj. Kapni momentin dhe ndryshoni rrënjësisht pamjen tuaj. Aspekti financiar do të jetë gjithnjë e më në rritje. Mund të tundoheni të bëni shpenzime mbi parashikimet. Një lidhje e re do të ketë një nisje të lëkundur.
PESHQIT
Bëhuni vigjilentë dhe kuptoni se ç’po ndodh realisht rreth jush. Mos merrni mundimin të shpenzoni para të cilat mezi i keni mbledhur. Do të grumbulloni informacion që ju ndihmon t’i shihni gjërat më qartë. Në dashuri merreni çdo gjë me ngadalë dhe qetësi. Do t’ju kalojë çdo frikë e mundshme.


Parashikimi i yjeve, 5 shkurt 2018



Horoskopi, e diel 4 shkurt


Horoskopi e shtunë, 3 shkurt 2018


Horoskopi e premte, 2. shkurt 2018


Horoskopi, e enjte, 1 shkurt 2018


Horoskopi e mërkurë 31. janar 2018


Horoskopi, e martë 30 janar

Horoskopi e hënë, 29 janar 2018

Horoskopi , e diel , 28 janar 2018

Horoskopi ditor, 27 janar 2018

