Momenti më i bukur në sfilatën e Victoria Beckham? Shikimi plot adhurim i familjes së saj

Nëse flasim për një familje perfekte (të paktën në pamje të parë) është padyshim familja Beckham.

Të suksesëshm në karrierë, kanë famë, para, të bukur, skandalet nuk janë pjesë e tyre dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja është se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe këtë nuk reshtin së treguari. Victoria Beckham prezantoi në javën e modës në New York, koleksionin e saj më të ri, i cili ndryshe nga të tjerat, elementi kryesor ishte komoditeti, me këpucë të sheshta ose me takë shumë të shkurtër dhe veshje relativisht të gjera, të vlefshme edhe për ato vajza të cilat duan që të fshehin defektet në trup.

Mes fotove të shumta që u shpërndanë nga sfilata e saj, një foto po bën xhiron e botës. E dini cila? Nuk është e ndonjë modeleje apo të ndonjë detaji të mrekullueshëm në vilën ku zgjodhi të paraqiste koleksionin e saj, por kjo foto e fëmijëve të saj dhe bashkëshortin që e shohin plot adhurim teksa ajo po largohet.

Edhe këto nuk mbeten pas…

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article