Ai është një nga futbollistët më të njohu në të gjithë planetin, ku për shkak të stilit të veçantë të lojës që ka, janë të shumta epitetet e fansave për të.
Duke nisur që nga “pleshti” e deri te “alieni”, do të na duhej një kohë shumë e gjatë për të numëruar të gjithë. Por tashmë futbollisti ka publikuar një fotografi të dashurisë së tij të dytë në jetë.
E kemi fjalën për qenin gjigand i cili është bërë pjesë e familjes së tij që në vitin 2016. Emri i tij është Hulk dhe është vërtet një qen i veçantë i cili është bërë edhe shumë i famshëm në rrjetet sociale.
Mesi ka publikuar disa fotografi të tij të fundit me qenin, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka ndarë me fansa e saj disa fotografi të Hulkut së bashku me familjen. Një familje e lumtur apo jo?






Edhe Twitter në ndjekje të Snapchat

Syzet më të mira për çdo sezon










Pak ngjyrë në garderobën tuaj


Armani i vesh burrat me pëlhurë kadife
