Nëse kinemaja dikur ishte arti i paprekshëm për shumicën, tashmë të gjithë kemi mundësinë të shohim filma pafund, e për këtë mjafton vetëm një abonim i thjeshtë me paketat ekstra të kanaleve të ndryshme. Çdokush që zgjedh Netflix, le të themi se ka gjetur njëkohësisht parajsën për sa i përket kinemasë, pasi nuk është fort e vështirë të gjesh atë çka ti dëshiron të shohësh, në çdo orë të ditës. Kështu, pasditet jo domosdoshmërisht duhen kaluar jashtë, ashtu sikurse ditë si kjo e sotmja, mbërthyer nga shiu dhe i ftohti, meritojnë të kalohen nën shoqërinë e filmave.
Kur vjen puna tek përzgjedhja e tyre, preferencat ndahen në varësi të gjithësecilit. Duke filluar nga zhanri, e deri tek natyra e subjektit, prodhimet kinematografike ndryshojnë nga njëri, tek tjetri. Nëse dëshironi të shihni art të ndërthurur me erotikën, atëherë Netflix ju siguron disa nga filmat më të mirë në këtë aspekt. Dhe jo, nuk ka ndonjë ngjashmëri me gjithçka jemi mësuar të shohim nga skenat e filmave porno.
Erotika është zhvilluar pothuajse me të njejtin hap me kinemanë (kur flasim për ekranin), e ndonëse nuk ju besohet, skena zhveshjesh të femrave apo detaje të kësaj natyre ka patur që në fillimet e 1900-tës. Ndoshta e paperceptueshme për kohën, por arti në vetvete, ka për qëllim të sfidoj herë pas herë, çdo pengesë që i del para. Me avancimin dhe zhvillimin e kinemasë, skena të këtij lloji u shndërruan në realizime profesionale, gati-gati reale, që japin një tjetër imapkt tek publiku.
Ne ju prezantojmë dhjetë filmat më të mirë në Netflix, ku skenat e seksit do t’ju sjellin një perceptim ndryshe mbi marrëdhëniet intime.
Y Tu Mama Tambien
Sex and Lucia
I Am Love
Nymphomaniac
A Promise
Atonement
Amorous
Below Her Mouth
Amar
Fragments of Love



















