Ridley Scot rikthehet në ekranin e madh të kinemasë me veprën e tij më të fundit “All the Money in the World” një film triller dhe krim fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium prej datës 1 shkurt.
Skenari i filmit është shkruar nga David Scarpa, bazuar në librin e John Pearson. Në rolet kryesore aktrojnë Michelle Williams, Christopher Plummer, Mark Wahlberg, Romain Duris, Charlie Plummer, Andreë Buchan dhe Timothy Hutton. Filmi rrëfen refuzimin e J. Paul Getty për të paguar një grup kriminelësh nga organizata mafioze Ndrangheta, që i rrëmbyen nipin e tij John Paul Getty III në vitin 1973.
Filmi është bërë mjaft i njohur së pari për skandalin që përfshiu njërin prej aktorëve të tij, Kevin Spacey i cili kishte rolin kryesor derisa emri i tij u përfshi në skandalet seksuale dhe regjisori vendosi ta ndërronte aktorin me Plummer, i cili për hir të së vërtetës ishte zgjedhja e parë për rolin kryesor. Pasi Kevin Spacey u zëvendësua me Christopher Plummer, regjisori Ridley Scott vendosi që të mos i tregonte Plummer asnjë nga xhirimet e karakterit që Spacey kishte ndërtuar. Në fund të xhirimeve Scott pa se të dyja performancat ishin krejt të ndryshme, por njësoj të vlefshme për portretizimin e personazhit. Xhirimet e reja të filmit për Christopher Plummer morën tetë ditë dhe një buxhet shtesë prej 10 milionë dollarësh.
“All the Money in the World” u shfaq premierë në Beverly Hills në dhjetor të vitit të kaluar. Filmi mori kritika mjaft pozitive veçanërisht për rolin e Plummer . “All the Money in the World” ofron një portretizim të bukur të një historie të vërtetë, sjellë me mjeshtëri nga loja e aktorit Christopher Plummer.”- shkruan media e specializuar.
Në Golden Globe Awards filmi mori tre kandidime: regjia më e mirë, aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë për rolet e dyta. Plummer gjithashtu është nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë për rolet e dyta në edicioni e 90-të Oskarit si dhe ka marrë të njëjtin nomimin edhe në çmimet Bafta.



















