KreuArt

Harrojeni “Wolf of Wallstreet”! DiCaprio dhe Robbie, bashkë në filmin e Tarantinos!

Ata që e kanë parë “Wolf of Wallstreet” nuk munden ta harrojnë dyshen e famshme të Margot Robbie dhe Leonardo DiCaprio. Bjondja seksi dhe më i preferuari i Hollywood-it, tashmë do të ritakohen në ekran, por jo më nën drejtimin e Scorsese-s. Është Tarantino ai që ka menduar të kthejë kolegët në të njejtin film, për projektin e tij të fundit.

Mendohet se si Robbie, ashtu dhe DiCaprio do të luajnë role protagoniste, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga shtëpitë e prodhimit. Tarantino këtë herë do të ketë në fokus jetën e një vrasësi serial, i cili njihet nga SHBA me emrin Charles Mansonand. Flitet se Tarantino po përpiqet të bëjë pjesë të kastit edhe Jennifer Lawrence dhe Tom Cruise, por për këta të fundit nuk ka shumë shpresa.

Data e premierës është pikërisht 9 prilli (i vitit pasardhës), që shënon njëkohësisht 50-vjetorin e vrasjes së Sharon Tate (roli i Margot Robbie) dhe katër miqve të saj nga familja Mansonand. Pak të thuhet që po presim me padurim!

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF