Në Pinacoteca Kantonale të Mendrisio është hapur ekspozita “Divina Creatura” për gratë dhe modën në artet e shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Antonio Puccinelli, Moda, 1875-1880 c. – vaj
Me qëllim rikrijimin dhe dëshminë në sallat e ekspozitës së Galerisë së Arteve (Pinacoteca) Züst në Rancate, në Kantonin e Ticinos, që ka qenë një ndryshim i vërtetë i trendit në historinë e kostumeve femërore në Evropë, një ekip studiuesish ka seleksionuar nga muzetë dhe koleksionet private, gjashtëdhjetë skulptura dhe piktura me ndikim të madh, të pikturuara nga artistë të mëdhenj, të njëjtët që portretizuan “zonjat e bukura” – dhe një bërthamë me veshjet më të çmuara të epokës.
“Divina Creatura”. Gruaja dhe moda në artin e shekullit të nëntëmbëdhjetë është e hapur për publikun nga 15 Tetori 2917 deri në 28 janar 2018.
Domenico Induno, Gruaja në Pasqyrë, 1870 – vaj
Përse është interesante?
Duke paraqitur një seri të veshjeve të epokës të nënshkruara nga Giovanni Segantini, Gaetano Previati, Federico Zandomeneghi, Giuseppe De Nittis, dhe Pompeo Mariani Pietro Fragiacomo, Galeria e Arteve Züst zgjedh për të ilustruar modën femërore në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë (data e fillimit mund të jetë 1858, viti në të cilin shpërtheu në Paris Haute Couture nga Charles Frederick Worth) të përshkruara përmes dëshmive që artistët e mëdhenj paraqitët në veprat e tyre madhështore.
Edoardo Tofano, Gruaja me erashkë, vaj
Dhe kjo është veçanërisht nëpërmjet portretit që mund të ndjekë trendet e shpejta dhe të habitshme të evoluzionit të veshjeve femërore. Personazhet e portretizuar, si ata që i përkasin aristokracisë – edhe me shumë ndikim si një shembull i shijes – ose borgjezisë, pozojnë për piktorët dhe skulptorët e veshur dhe të stiluar, sipas diktateve të imponuara nga moda dhe në harmoni të përsosur me rolin e tyre të saktë shoqëror.
Federico Zandomeneghi, parizienia, 1878 – vaj
Vihen re disa portrete të “grave simbol”, ose figura të shquara që i përkasin aristokracisë ndërkombëtare të dalluara falë elegances së tyre si Mbretëresha e Italisë, Margherita e Savojës, për shembull, ose kontesha Carolina Maraini Sommaruga, së cilës është kushtuar një seksion i veçantë për personalitetin emblematik.
Giacomo Grosso, Portreti i Elena d’Orléans e Savoias, Aosta 1898 -vaj
Një ekspozitë interesante dhe origjinale, që përmes historisë së kostume flet për universin femëror në një periudhë në të cilën konsolidohet roli i gruas, e cila filloi të bëhet një protagoniste e madhe edhe jashtë katër mureve të shtëpisë, e vëmendshme për rolin shoqëror dhe imazh që ndihmon për ta përcjellë atë.
Ekspozita është kuruar nga: Mariangela Agliati Ruggia, Sergio Rebora dhe Marialuisa Marialuisa Rizzini.
Federico Zandomeneghi, Parizienia, 1878 – vaj
Giovanni Battista Carpanetto, Lule jete, 19 shkurt 1903 – pastel
Giovanni Boldini, Zonja me kapele dhe ombrellë, 1900-1905 c. vaj
Italo Nunes Vais, Edhe një puthje, 1885 c. vaj
Fustan me vija në dy pjesë ngjyrë fildishi dhe pjepri pambuk, 1905
Fustan jeshile e lehtë në dy pjesë, 1890
Vittorio Corcos, Portret i Carolina Maraini Sommaruga, 1910 – vaj
Vittorio Corcos, Portret i Carolina Maraini Sommaruga, 1910 -vaj



















