Kanë kaluar 25 vjet qëkur “Home Alone 2” mbushte kinematë në vitin 1992 me filmin tonë të dashur klasik të Krishtlindjeve. Me skenat në hotelin e famshëm “Plaza” në Nju Jork e në dyqanin e lodrave “Duncan”.
Po ku janë sot, pas 25-vitesh, Kevin, vëllai i madh Buzz, dy hajdutët… apo zonja e pëllumbave? Familja e madhe McAllister na ka shoqëruar çdo fundvit në periudhën e festave, teksa djali i vogël i familjes humbte dhe “luftonte” i vetë me dy hajdutë të rritur!
Protagonisti, Macaulay Culkin, për një periudhë të gjatë kohore ka qenë nën varësinë e substancave narkotive duke rrezikuar edhe jetën. Tani është mirë, jeton në Nju Jork dhe vazhdon të merret me aktrim.
John Heard, në rolin e Peter, të atit të Kevin, fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në korrik të këtij viti në moshën 71-vjeçare. Pas “Home Alone”, ai vazhdoi të merret me aktrim e të jetë pjesë e serialit “Sopranot”.
Aktorja Catherine O’Hara, nëna e Kevin, Kate, vazhdon të jetë tepër aktive në aktrim. Ja disa prej filmave të saj: “Six Feet Under”, “Modern Family”, “A Series of Unfortunate Events” dhe “Schitt’s Creek”.
Në foto do të gjeni personazhet: Buzz-in, xhaxha Frenkun, e dy hajdutët Marv dhe Harry e të tjerët në ditët e sotme. Festat po afrohen, mos harroni të sillni atmosferën e fëmijërisë në familje me “Home Alone”!



















