Viva muzetë! Nuk ka vend më të mirë për të vizituar, nëse ju është mërzitur realiteti dhe dëshironi të ktheheni pas në kohë. Art, histori, pushtet, majat e imagjinatës njerëzore… vetëm në muze mund të kujtohesh dhe të vlerësosh madhështinë e njeriut!
Ndërkaq, ju japim 5 muze anembanë botës, për të cilët duhet të nisni të lini para mënjanë. Gjynah t’i humbasësh kryevepra të tilla, të adhuruara nga e gjithë bota!
1. Muzetë e Vatikanit, Romë, Itali
Të hapura nga Papa Julius II në shekullin XVI, muzetë përmbajnë rreth 52 galeri, duke u bërë kështu nga muzetë më të mëdhenj në botë. Koleksioni përfshin gjithashtu skulptura fetare dhe piktura të Raphael, Caravaggio-s, Botticelli-t dhe Michelangelo-s.
Është i pesti në listë për nga muzetë më të vizituar në botë, pas Luvrit (Francë), Muzeut Metropolitan të Artit (SH.B.A.), Muzeu Britanik (Britani e Madhe) dhe Galeria Kombëtare (Britani e Madhe), listë kjo e nxjerrë në vitin 2016.
2. Muzeu Kombëtar i Artit, Osaka, Japoni
Pasi ndërtesa u shkatërrua në vitin 1970, një strukturë e re iu dha këtij muzeu nga arkitekti i famshëm Cesar Pelli, në vitin 2004. Pjesa më e madhe përbëhet nga koleksione të shfaqura në hollin kryesor, pasi e tillë është arkitektura e muzeut.
Veprat në muze janë të artistëve të famshëm si Paul Cezanne, Pablo Picasso, Max Ernst, Tsuguharu Foujita dhe Yasuo Kuniyoshi.
3. Muzeu Hermitage, Shën Peterburg, Rusi
Një nga muzetë më të vjetër dhe më i madhi muze në botë, është hapur në vitin 1764 nga Perandoresha Katerinë. Muzeu përmban më shumë se tre milionë vepra arti. Pjesë e muzeut është gjithashtu Pallati Dimëror, rezidencë e ish-familjes mbretërore ruse.
Hyrja në këtë muze është falas të enjten e parë të çdo muaji. Muzeu feston përvjetorin e tij çdo vit, në datë 7 dhjetor, ditën e Shën Katerinës.
4. Muzeu Soumaya, Meksiko City, Meksikë
Ky institucion kulturor u hap në vitin 1994 dhe përbëhet nga dy ndërtesa, Plaza Loreto dhe Plaza Carsio. Çdo ndërtesë ka 6 kate me disa nga koleksionet më të vjetra në botë. MBi 66.000 vepra ndodhen në muze, nga rreth 30 shekuj art, duke përfshirë edhe artin e Amerikës Qendrore para pushtimit spanjoll.
Veprat nga Auguste Rodin, Salvador Dalí, Bartolomé Esteban Murillo dhe Tintoretto janë gjithashtu të ekspozuara në muze.
5. British Museum, Londër, Britani e Madhe
Mbi 8 milionë vepra janë të ekspozuara në hapësirat e muzeut më të famshëm të Londrës, hapur në vitin 1753, me art nga të gjitha kontinentet, që nga fillimet e kulturës njerëzore e deri më sot.
Muzeu është një institucion publik kushtuar artit, kulturës dhe historisë humane. Ai ka 9 departamente, ndarë sipas hapësirave gjeografike nga e cila janë marrë veprat e artit, si dhe libraritë e arkivat.



















