KreuArt

Fundi origjinal i “Pretty Woman” është më i errët nga se e mendoni!

“Pretty Woman” është një ndër ato historitë romantike të kinemasë, që vështirë të harrohen. Përpos dy personazheve karakteristikë, situata e stisur është ajo që mbart gjithë lojën dhe emocionin të përzierë në një. Por, fundi i filmit nuk ka qenë aspak i planifikuar sipas versionit që të gjithë njohim sot.


Skenaristi JF Lawton duket se nuk ia ka patur ënda për historitë e mirëfillta hollivudiane. Kështu, në shkrimin origjinal, karakteri i Richard Gere e flakte nga limuzina, në rrugë personazhin e Julia Roberts, duke ia hedhur paratë në fytyrë. E teksa imazhi i saj kishte mbetur ashtu, i poshtëruar në mes të askundit, titrat e filmit shkriheshin pak nga pak me kuadrin. Por, po flasim për Hollywood-in, botën e ëndrrave të lumtura amerikane, ku fundet preferohen të gëzueshme.


Kështu, versioni origjinal i skenës përfundimtare është ndërruar krejtësisht, me karakteret kryesorë që bashkohen plot dashuri e romancë në fund. Me siguri, kinefilët tashmë po urrejnë producentët që nuk kanë lejuar origjinalin, apo jo?

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF