KreuArt

Kush ishte gruaja më e pikturuar (përveç Shën Mërisë)?

Ishte Suzy Solidor, një yll i kabareve pariziene që në vitet mes dy luftrave mishëroi skenën kulturore franceze. Duke treguar një personalitet ekletik dhe përshfaqjen e saj homoseksuale.

Cila ishte gruaja më e portretizuar? Përgjigjia është mjaft e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, Shën Mëria. Por nëse përjashtojmë nënë e Jezus Krishtit, duhet të shkojmë në fillimet e shekullit të kaluar, kur një grua tjetër pushtoi skenën artistike europiane. Këngëtarja dhe kabaristja franceze Suzy Solidor (1900-1983), portretizuar qindra herë dhe krejtësisht e pavdekshme nga rreth 225 artistë.

Modelja Suzy Solidor pozoi për artistë si Pablo Picasso, Jean Cocteau, Francis Bacon, Man Ray, Francis Picabia, për të përmenduar disa prej më të famshmëve.

Por mbi të gjitha pozoi për Tamara de Lempicka, artiste polake që me portretin e saj në vitin 1993 e bëri të pavdekshme.

Por kush ishte Solidor dhe përse ka patur kaq shumë sukses mes artistëve të Nëntëqindës?

Ylli i kabaresë. E bija e një vajze nënë franceze, në moshën 30 vjeçare u bë një nga yjet e kabareve pariziene.

Personaliteti i saj ekletik dhe antikonformist dhe shfaqja e homoseksualitetit të saj e bënë kaq të famshme saqë në klubet e natës që u hapën një vit më vonë u bë një pikë takimi për shumë artistë të skenës së gjallë kulturore pariziane.

Ajo vetë shkruajti libra dhe këngë që pastaj i recitonte brenda lokalit të saj.

Vitet e fundit. Gjërat ndryshuan me luftën e dytë botërore dhe pushtimin gjerman. Dhe kështu, në fund të konfliktit, ajo u akuzua si bashkëpunëtore, në fakt shumë e diskutueshme.  Pas vitit 1945, Solidor shkoi në Amerikë, por dëshironte të kalonte vitet e fundit të jetës së saj në jug të Francës në Cagnes-Sur-Mer.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF