KreuArt

Pse Rose nuk e ndau derën me Jack? Arsyeja do t’ju shkrijë së qeshuri!

Është pyetja e pothuajse dy dekadave të fundit në kinema: pse Jack vdiq në skenën finale të “Titanik”? Pse u tregua Rose aq egoiste, sa nuk lejoi dashurinë e jetës së saj të qendronin të dy mbi derën mbi oqean, kur në fakt kishte hapësirë për dy veta? Pse nuk e menduan, kur fansat kanë bërë me dhjetëra skica që të vërtetojnë teorinë e tyre?


Regjisori James Cameron e ka një shpjegim, dhe nuk është aspak i ndelikuar. “Arsyeja është se në faqen 147 të skenarit shkruhet se Jack do të vdesë”, ka thënë Cameron, ndërsa nuk e ka lënë me kaq. “Personazhi i Jack ishte i destinuar të vdiste. Mesazhi në fund flet për vdekjen dhe ndarjen”, ka vijuar edhe më tej regjisori.


Sipas tij, në art gjërat ndodhin edhe pse ne mund të dëshirojmë të kundërtën, dhe e gjithë skena më e rëndësishme e filmit lidhet me zgjedhjet artistike. Ai ka shtuar se fansat tashmë duhet ta lënë pas këtë diskutim, ndërsa ne themi: pse dreqin nuk ke zgjedhur një derë më të vogël, Cameron?…

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF